Vllahiu: Dukjen e fletëvotimeve e përcakton KQZ-ja

Zyrtarë nga Zyra e Presidentes së Kosovës, e cila është garantuese e zbatimit të Kushtetutës, thonë se “është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të përcaktojë formën dhe dizajnimin e fletëvotimeve”. Kështu i tha DW-së zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu.
“Formën dhe dizajnimin e fletëvotimeve e përcakton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të ligjit. KQZ është një institucion i pavarur dhe kryen detyrat e tij në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, thotë Arbër Vllahiu. /Indeksonline/