E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bler: Tmerret e Bosnjës sollën veprimin në Kosovë

"Spastrimi etnik dhe gjenocidi, ose duhej lejuar të ndodhte përsëri, ose jo. Ne vendosëm se nuk duhej ta lejonim atë dhe jam i sigurt se vepruam drejt," deklaroi Bler.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare ndërhyri në Kosovë për arsye humanitare, por me kalimin e kohës u duk qartë se Kosova duhet të fitonte pavarësinë.

"Ajo u bë pjesë e Serbisë vetëm në shekullin e 20-të, pra, me pak fjalë, Kosova ka rifituar atë që kishte më parë," tha Bler.

Ai vuri në dukje se rruga përpara për vendet e Ballkanit është integrimi në BE, por këshilla e tij për çdo vend ishte: "Ndërtimi i ekonomisë suaj do të thotë ndërtimi i një pjese thelbësore e të ardhmes suaj".

Toni Bler tha se Kosova dhe Serbia duhet të mësohen të jetojnë së bashku si vende të pavarura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›