Tre të vdekur nga dy aksidente të ndryshme
Aksidenti i parë u regjistrua rreth orës 21:30 në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Marikaj, ku një makinë tip “Benz” me targa KR 55 83 A doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe. Nga përplasja me bordurën anësore, gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Aksidenti tjetër është regjistruar në fshatin Krajnë të Lezhës, ku si pasojë e përplasjes së një motori me një mur anësor, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dy shtetas që udhëtonin me mjetin.
Viktimat janë Ermir Kuka, 28 vjeç, dhe Lekë Gjoni, 27 vjeç, që të dy nga fshati Krajnë i Lezhës.