E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet transformatori, disa zona pa energji elektrike në Tiranë

ENERGJITiranë- Kompania energjitike CEZ Shpërndarje ka njoftuar sot se disa zona në kryeqytet do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të një transformatori.

Ndërprerje do të ketë deri në orën 16:00 në zonat: Kombinat, Vaqarr, Yzberisht, Fushë Mëzes, Unaza e Re, Domje dhe Bërxull. Në njoftim thuhet se elektriçistët kanë shkuar në vendin ku ka defekt dhe po punojnë për riparimine tij.

Ndërkohë dje pati ndërprerje në zonat e Selitës, Farkës, Mjullës, në rrugën “Irfan Tomini”, Domje dhe zona e Bathores, po për shkak të defekteve në sistem.
Ndërkohë mësohet se si pasojë e zjarrit të rënë dje në nënstacionin e Fushë-Arrëzit janë shkaktuar dëme kolosale në zonën e komandimit duke bërë që zonat Rrape, Gjegjan, Qafë-Mali dhe Blerimë të jenë në errësirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›