Prishtina letër OKB-se:Te refuzohetrezoluta serbe
PRISHTINE- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u kanë dërguar këto ditë nga një letër krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare, ku bëjnë thirrje për njohjen e Kosovës.
Përmes një njoftimi për shtyp Presidenca e Kosovës informoi sot se letra i është dërguar edhe organizatave si Konferenca Islamike, Liga Arabe, Caricom-i, Organizata e Shteteve Amerikane, OSBE-ja, Këshilli i Evropës etj. Gjithashtu letra i është dërguar edhe Catherine Ashton, përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri.
Letra bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së, të cilat ende nuk e kanë njohur, po ashtu, u kërkon vendeve anëtare të OKB-së që të refuzojnë dhe të votojnë kundër rezolutës së sponsorizuar nga ana e Serbisë, e cila pritet të hidhet në votim javët e ardhshme.
“Në vazhdën e zhvillimeve të reja pas mendimit të GJND-së, i cili ka konfirmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me respekt të veçantë u kërkojmë të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të kundërshtojnë rezolutën e sponsorizuar nga Serbia si një veprim krejtësisht i panevojshëm dhe si një kritikë e papranueshme ndaj GJND-së”, thuhet mes të tjerash në letër