E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia ndalon shitjen e drithërave


Rusia, që është një prej eksportuesve më të mëdhenj të grurit në botë ndaloi eksportet e drithit duke filluar me ditën e dielë.Eksportet janë ndaluar deri në fund të vitit, për shkak të shkatërrimit të sipërfaqeve të mbjella nga zjarret dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin. Ndërkaq në botë është rritur mjaft çmimi i grurit dhe i elbit që ka gjasa që të çojë në një rritje edhe më të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore. Fushat pjellore të Rusisë Jugore zakonisht ndihmojnë për të ushqyer botën. Bimët që kultivohen në këtë zonë prodhojnë miliona ton grurë, elb dhe drithëra të tjera për eksport. Por jo këtë vit. Toka është tharë dhe shumë bimëve janë vyshkur. Për muaj të tërë nuk ka rënë shi, por vetëm një diell përvëlues. Për shak të kësaj situate nuk është çudi që prodhimi i drithërave ka rënë me një të tretën krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është arsyeja përse Rusia vendosi të ndërpresë që prej të djelës të gjitha eksportet e saj. Rusia dëshiron që ta mbajë grurin në vend për të ndaluar që në Rusi çmimet të shkojnë në stratosferë. Por brenda vendit, ka njoftime për rritje të madhe të çmimit të miellit.Në Moskë çmimi i bukës është rritur shumë dhe në disa dyqane ai është 25 për qind më i lartë dhe njerëzit po ankohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›