E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina mirepret ndihmen ushtarake

Hapi i presidentit amerikan George Bush, qe te autorizoje furnizimin e Kosoves me armatim, eshte mirepritur nga institucionet kosovare, perderisa analistet pohojne se kjo deshmon se SHBA-te e shohin Kosoven si faktor stabiliteti ne rajon, por edhe si promovuese e paqes ne rajon.
Institucionet e Kosoves e kane mirepritur vendimin e Presidentit amerikan, George Bush, qe te ndihmoje furnizimin me arme te Kosoves. Presidenti Bush ka autorizuar, te merkuren, furnizimin e Kosoves me armatim, duke thene se ne kete menyre, furnizimi me artikuj mbrojtes dhe sherbime mbrojtese per Kosoven do ta forcoje sigurine e Shteteve te Bashkuara dhe do te promovoje paqen boterore.
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka mirepritur kete ndihme dhe ka premtuar se Kosova do te kontribuoje ne raportet e shkelqyeshme qe ka me Uashingtonin. "Raportet e Prishtines me Uashingtonin jane specifike, speciale, te shkelqyeshme dhe natyrisht se prania e KFOR-it amerikan dhe e te gjitha trupave te NATO-s eshte e mireseardhur, e respektuar dhe me e perkrahur nga qytetaret ne bote", nenvizoi Thaci.
Ne anen tjeter, analistet per ceshtje ushtarake thone se vendimi per furnizimin me armatim te Kosoves, eshte nje hap drejt sjelljes se nje baraspeshimi ne aspektin ushtarak te vendeve te rajonit, edhe pse aktualisht Kosova eshte shume larg kesaj ekuivalence. Kosova se pari duhet te formoje Forcen e Sigurise te Kosoves, e cila, sipas planit te Ahtisarit, do te kete 2500 pjesetare aktive dhe 800 rezerve, te armatosur me arme te lehta.
Sidoqofte, anetari i Komisionit Parlamentar per Siguri, Naim Maloku, vlereson se
vendimi i Presidentit Bush do te ndihmoje shume ne ngritjen e kesaj force. Maloku thote se vendimi amerikan rikonfirmon faktin se Shtetet e Bashkuara te Amerikes mendojne seriozisht per Kosoven, e shohin ate si faktor stabiliteti ne rajon, ndersa sigurine e Kosoves e kane prioritet.
"Per ne, kjo eshte shume dobiprurese. Edhe per buxhetin e Kosoves, sepse pajisja e 2500 trupave te Forces se Sigurise se Kosoves dhe 800 rezerve qe jane, pra 3 mije e 300, do t'i kushtonte shume buxhetit te Kosoves dhe kjo eshte nje aspekt i ndihmes ekonomike qe i behet tash Kosoves, ne fillim te ndertimit te shtetit dhe garantimit te sigurise se vet", tha Maloku.
Shtepia e Bardhe ka njoftuar se hapi i Presidentit Bush do t'i forcoje raportet e sigurise se Shteteve te Bashkuara me Kosoven, do ta promovoje sigurine dhe stabilitetin ne gjithe Ballkanin dhe do ta permiresoje kapacitetin e Kosoves per te marre pjese ne aktivitete paqeruajtese, do te ndihmoje ne luftimin e terroristeve dhe t'i menaxhoje situatat emergjente humanitare.
Analisti politik, Ramush Tahiri, thote se ky vendim le te kuptohet se megjithese Kosova eshte e vogel, ajo paraqet nje partner strategjik te SHBA-ve. "Kosova, megjithese, eshte e vogel, konsiderohet partner strategjik i SHBA-ve dhe faktor i rendesishem ne promovimin e paqes dhe ne infrastrukturen apo arkitekturen e sigurise nderkombetare. Llogaritet se Kosova do te ndihmoje ne luften kunder terrorizmit dhe do te jete faktor paqeje ne rajon", tha Tahiri.
Analisti per ceshtje ushtarake, Naim Maloku, thote se hapi i presidentit Bush do te ndihmoje Kosoven jo vetem ne fushen e sigurise. "Eshte edhe nje hap i forcimit te vete bindjes edhe ne rajon dhe te gjitha shteteve tjera te botes, qe kemi te bejme me nje shtet qe ka hyre ne proceset e pranimit ne institucione nderkombetare; do te pershpejtoje pranimin e Kosoves nga shtetet tjera qe hamenden dhe nuk e kane njohur Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran; krahas saj, do te pershpejtohen proceset e anetaresimit te Kosoves me institucionet financiare, monetare dhe politike nderkombetare. Dhe, ne anen tjeter, do te jete ky vendim i Presidentit Bush qe do t'i hape rruge ardhjes se kapitalit ne Kosove", tha Maloku.
Pergjegjes per sigurine e pergjithshme ne Kosove aktualisht eshte KFOR-i. Nderkaq, Trupat Mbrojtese te Kosoves nje pjese e te cileve pritet te angazhohen ne Forcave te ardhshme te Sigurise se Kosoves tani per tani jane pergjegjes vetem per menaxhimin e situatave emergjente, perkatesisht menaxhimin e ndonje katastrofe natyrore.
Marre nga Radio Evropa e Lire

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›