E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Trebicken ma prezantuan dy miq opozitare"

"Trebicken ma prezantuan dy miq te mi opozitare". Ky ka qene reagimi i ministri te dorehequr te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ne nje konference te vonshme per shtyp, mbremjen e djeshme, pas akuzave per perfshirjen e tij ne aferat e trafikut te armeve.
"Une jam ketu per te folur per persona qe bejne akuza te pabaza dhe te qellimshme apo ata qe qendrojne mbrapa tyre. Jam ketu per te sqaruar opinionin publik per dy arsye.
1. Per te bere transparencen dhe treguar te verteten perballe opinionit publik.
2. Sepse besoj se marredheniet me SHBA dhe institucionet e tyre kane qene dhe do te ngelen jetike per Shqiperine. Kosta Trebicken e kam takuar vetem fare shkurt me kerkese te dy miqve te mi te opozites dhe ne prani te tyre. Ai me eshte paraqitur si perfaqesues i ambasades amerikane dhe se punonte me nje kompani qe kishte kontrate me Ministrine e Mbrojtjes dhe me shprehu kerkesen qe te vleresohej si perfaqesues i kompanise prane Ministrise. I kam thene shkurt qe keto ceshtje do t'i sqaroj ne rruge zyrtare.
Menjehere pas ketij takimi te shkurter, kam kontraktuar ne zyren time me perfaqesuesit me te larte te ambasades dhe u kam kerkuar atyre qe te vertetonin nese kontrata jone ishte e rregullt dhe e vlefshme apo jo. Pas dy ditesh, ne zyren time, po nga te njejtat autoritete te ambasades se SHBA ne Tirane, me eshte komunikuar se kane marre konfirmimin nga burimet e tyre se kontrata ishte vlefshme. Ministria e Mbrojtjes se Shqiperise nuk ka shkelur asnje ligj shqiptar apo nderkombetar.
Une kam ketu 3 dokumente.
1. Kontrata nga Departamenti i Armeve ne SHBA firmosur nga zevendes Asistent Sekretari qe validon dhe kontraten e Pentagonit me AEY.
2. Power of Apointment nga kompania AEY te kompania Evdin.
3. Letren e Presidentit te Kompanise i cili thekson se nuk ka pasur asnje shqetesim apo problem me mbylljen e kontrates me Ministrine e Mbrojtjes.
Une nuk jam me Minister i Mbrojtjes dhe ne cilesine time te thjeshte si qytetar do te ngre nje padi per shpifje te qellimshme nga ana e Kosta Trebickes. Kjo eshte e verteta ime. Te dhenat per AEY, ju mund t'i verifikoni tek autoritetet qe une permenda me siper", deklaroi Mediu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›