E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reparti i vdekjes, xheniot zbulojne dhe 2 kufoma

Artan Cena
Rritet numri i viktimave te tragjedise se Gerdecit, e ndodhur nje jave me pare, ne nje fabrike qe merrej me cmontimin e predhave luftarake. Dje jane zbuluar edhe dy kufoma te tjera, duke e cuar bilancin e te vdekurve ne 19 persona. Rreth ores 08:00 te mengjesit eshte gjetur trupi i pajete i kapterit Ilirjan Malci, njekohesisht shoferi i fadromes qe transportonte armatime. Identifikimi eshte bere nga vellai i viktimes, i cili ka qene i pranishem gjate operacionit te kerkimit ne krater. Ndersa trupi i dyte i karbonizuar eshte zbuluar pak metra larg fadromes dhe eshte ende i paidentifikuar. Gjate dites se djeshme ne fshatin Gerdec, kane qene te pranishme nje numer i madh forcash policore si dhe xhenio te ushtrise, te cilat kane vazhduar operacionin e kerkimit dhe shpetimit. Dy trupat jane nisur per ne morgun e kryeqytetit, ku dhe jane marre ne dorezim nga ekspertet e Mjekesise-Ligjore, qe kane bere ekspertizen e te gjitha viktimave te gjetur ne terren. Burime nga vendi i ngjarjes kane bere te ditur, per "Koha Jone", se tani kane humbur shpresat per gjetjen e trupave te gjalle ne kete shperthim, pasi kane kaluar shume dite qe nga tragjedia, ndaj eshte duke u kerkuar per viktima te mundshme. Gjate dites se djeshme ka rene dhe numri i personave te shpallur te humbur.
Kufomat
Thellohet bilanci i viktimave ne tragjedine e Gerdecit. Mengjesin e djeshem jane gjetur ne rrenoja dhe dy trupa te pajete. Njeri prej tyre eshte identifikuar dhe rezulton te jete fadromisti, Ilirjan Malci, identifikimi i trupit te pajete eshte realizuar nga vellai i viktimes. Ndersa viktima tjeter nuk eshte identifikuar deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme, per shkak te demtimeve te shumtave dhe djegies qe kishte pesuar nga shperthimi. Forcat e xhenios kane vijuar operacionet e kerkim-shpetimit deri ne oret e vona te pasdites, por pa mundur te depertojne deri ne krater. Nderkohe qe deri dje asnje grup hetimor nuk ka mundur te depertoje ne vendin e ngjarjes, per te grumbulluar prova dhe fakte ne lidhje me tragjedine. Gjithcka ka mbetur ne fazen e mbledhjes se deshmive. Shkak per mosdepertimin e grupit hetimor ne vendin e ngjarjes mbetet rrezikshmeria e larte ne zonen e minuar. Ndersa banore te shumte te zones jane kthyer ne banesat e tyre dhe vazhdojne te kalojne netet ne qiell te hapur. Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se kane grumbulluar deshmi te punetoreve te fabrikes se demontimit te armeve luftarake dhe municioneve ne Gerdec te Vores. Te tjera deshmi ne dosjen e sapo nisur te hetimeve jane dhe deklarimet e banoreve te zones, qe kane pare jo vetem tragjedine, por kane jetuar per kohe te gjate ne fshatin e tragjedise.
Operacioni
Ne Gerdec eshte duke vazhduar operacioni i kerkim-shpetimit per gjetjen e trupave pa jete te viktimave, kurse per te mbijetuar disa dite pas tragjedise se tmerrshme nuk mund te flitet. Bilanci i tragjedise pas shperthimit ne repartin ku cmontoheshin predha e fisheke shkon ne 19 persona, banore e punetore, perfshi edhe femije. Sipas zevendeskomandantit te operacionit, gjeneral Xhevdet Elezi, tashme jane gjetur nga trupat e xhenios 16 kufoma dhe po behen kerkime te tjera. "Gjithashtu po kryhet edhe cminimi i zones, ndersa ka mbetur per t'u pastruar vetem siperfaqja e kraterit", tha Zeneli dje. Ne apel ende mungojne persona qe punonin per cmontimin e predhave diten e tragjedise, si dhe nder banoret e zones. Sipas te dhenave nga vendi i ngjarjes ne operacionet e djeshme, perseri ka pasur nje numer te madh te efektivave te ushtrise te perfshire ne kete operacion. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur buldozere dhe ekskavatore qe kane filluar te punojne per te hapur zonen ku ka ndodhur ngjarja. Operacionet e kerkimit do te vazhdojne dhe ne ditet ne vazhdim, nderkohe qe banoret jane lejuar te shkojne ne banesat e tyre, per zonen ku eshte pastruar nga predhat e rena.

Viktimat e identifikuara deri ne mbremjen e djeshme, trupat e te cileve jane ne morgun e Mjekesise Ligjore, e cila ben dhe regjistrimin e viktimave
1 -Jetmir Ballazhi 19 vjec
2 -Muhamed Hoxha 59 vjec
3 -Rajmonda Durda 40 vjece
4 -Besim Canga 57 vjec
5 -Roland Alla 20 vjec
6 -Hysen Cani 52 vjec
7 -Liljana Deliu 23 vjece
8 -Jetmir Deliu 21 vjec
9 -Flavio Deliu 3 vjec
10-Reshit Kruja 47 vjec
11-Azem Ameliu 45 vjec
12-Muhamet Azizi
13-Bukurie Cani
14-Ilirjan Malci
- 5 te paidentifikuar ende

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›