Shfrytezim i te miturve, kapet 26-vjecari
Policia e kryeqytetit ka vene ne pranga nje 26-vjecar, i cili detyronte te miturit qe te lypnin per llogari te tij. Bardhyl Nanxa, banues ne kryeqytet, eshte ndaluar dje pasi ndaj tij eshte ngritur akuza e "trafikimit te te miturve". Sipas te dhenave policore, i siperpermenduri eshte kapur dy dite me pare ne oren 11:00, tek ura "Vasil Shanto", pasi ka kanosur per qellim shfrytezimi, dhe detyruar per te lypur ne rruge dy te miturit R. M., dhe B. A., perkatesisht 12 dhe 14 vjec, te dy banues ne Tirane. Po keshtu ne ngarkim te Nanxas me date 15 shkurt te nje viti me pare, Prokuroria e Gjirokastres ka leshuar urdher ndalimi, per vepren penale te "vjedhjes". A. Cena