Prishtina në bisedime me Beogradin vetëm si palë e barabartë
Prishtina nuk do të hyjë në bisedime me Beogradin, në rast se Serbia nuk pranon pozicionin e barabartë të Kosovës në këtë dialog, kanë deklaruar zyrtarët kosovarë.Sipas tyre, gatishmëria e shefit të ICO-së, Pieter Feith, që t'i ndihmojë bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, është për t'u çmuar, por tërhiqet vërejtja se Kosova tashmë i ka institucionet e veta shtetërore dhe vetëm ato mund të vendosin për formatin e bisedimeve, në të cilat Prishtina domosdoshmërit do të përfshihej.Zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri, ka thënë se përgjegjësinë për dialogun dhe formatin e tij mund ta kenë vetëm institucionet e Republikës së Kosovës. "Ne e çmojmë punën e deritanishme të Pieter Feith-it, por për çdo temë që ka të bëjë me Kosovën, përgjegjësinë ekskluzive e kanë vetëm institucionet e Republikës së Kosovës", tha Beqiri.Një pozicion edhe më të prerë e mban qeveria e Kosovës. Zëdhënësi Memli Krasnqi tha se me Beogradin mund të bisedohet vetëm nëse Serbia e pranon Kosovën si palë të barabartë dhe në asnjë formë tjetër.