E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet procesi për gjenocid kundër Karaxhiçit

"Duke konstatuar mungesën e të akuzuarit dhe të një avokati për ta përfaqësuar atë, gjykata vendosi të shtyjë procedurat", deklaroi gjykatësi koreanojugor O-Gon Këon.
     
Procesi pritet të rifillojë nesër në orën 14:15 me paraqitjen nga prokurori Alan Tieger të akuzave të ngritura kundër të akuzuarit. Gjykatësi O-Gon Këon i ka bërë thirrje kriminelit të luftës të jetë i pranishëm në mënyrë që të mos bllokohet procesi ndaj tij.
     
Karaxhiç, 64 vjeç, akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e luajtur gjatë luftës së Bosnjes (1992-1995), që shkaktoi 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të shpërngulur.
     
Ai është arrestuar në korrik të vitit 2008 në Beograd pas 13 vjet qëndrimi në arrati.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›