E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdoan: Kritikat ndaj Iranit janë të pandershme

Erdoan u shpreh se është e pandershme dhe e padrejtë që të ushtrohej presion ndaj Iranit, në një kohë kur vende të tjera zotërojnë armë të tilla. Në këtë rast Erdoani i referohej Izraelit, pasi ky vend është fuqia e vetme bërthamore në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme.

Erdoan tha se nuk është e ndershme të akuzohet Irani për armë bërthamore nga ata që kanë infrastruktura të fuqishme bërthamore.

Komentet e tij vijnë në prag të një vizite në Iran këtë javë për bisedime me presidentin Ahmedinexhad.

Zoti Erdogan theksoi se shqetësimet e perëndimit se, Teherani dëshiron të ndërtonte një bombë bërthamore janë të bazuara vetëm në thashetheme.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›