Prishtina përshëndet vendimin e Hagës
Prishtinë - Vendimi i tribunalit të Hagës ndaj zyrtarëve të lartë serb është një mbështetje që I bëhet popullit kosovar dhe një pohim ndaj gjenocidit dhe krimeve serbe në Kosovë. Kështu e kakomentuar Zv.Kryeministri Hajredin Kuçi dënimin ndaj zyrtarëve serbë. Sipas tij, dënimi i shqiptuar nga Gjykata e Hagës për zyrtarët më të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë serbë është dëshmi për krimet e kryera në Kosovë nga aparati shtetëror serb, krerët e të cilit kanë udhëhequr fushatën e spastrimit etnik mbi shqiptarët. Ai shtoi se qeveria e Kosovës e respekton vendimin e Gjykatës së Hagës me të cilin është vërtetuar se në Kosovë ka pasur krim kundër njerëzimit, spastrim etnik, vrasje deri në shkallë gjenocidi ndaj popullit shqiptar që është udhëhequr nën autoritetin e lidershipit të Serbisë.