Serbia akoma mohon atë që ka ndodhur në Kosovë
Berlin - Shtypi i huaj shkruan për verdiktin e Gjykatës së Hagës kundër gjashtë zyrtarëve të lartë serbë për krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës. Gazeta gjermane "Frankfurter algejmane cajtung" (FAZ) shkruan se ky ka qenë një nga proceset më të komplikuara dhe një nga verdiktet më të rëndësishme të gjykatësve të Hagës: të martën janë shqiptuar dënimet kundër gjashtë vetëve që kanë ndihmuar Sobodan Milosheviqin që tërë një decenie ta terririzojë Ballkanin. Procesi që filloi disa muaj pas vdekjes së Millosheviçit kundër protagonistëve të regjimit të tij, ka qenë më shumë se një proces kundër gjashtë të akuzuarve për krime lufte. Gjyqi kundër atyre njerëzve ishte në të njëjtën kohë edhe gjyq ndaj sistemit të pushtetit të Millosheviçit, shkruan FAZ. Ndërkaq gazeta londineze "Indipendent" në një raport nga Beogradi ka vërejtur se Televizioni i Serbisë në lajmet e pasdites edhe më tutje fliste për krimet të cilat "gjoja" janë kryer në Kosovë dhe konstaton se Serbia akoma mohon atë që ka ndodhur në Kosovë dhe se nuk i interesojnë pësimet e shqiptarëve të Kosovës. Në Serbi mbisundon qëndrimi se shqitarët edhe më tutje janë separatistë dhe se shtiti ka pasur të drejtë të plotë që kundërshtojë kryengritjen që e ka udhëhequr UÇK, thekson "Indipendent". QIK