E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina strategji përnjohjen e Kosovësnë lobim krerët e shtetit

PRISHTINE- Presidentja Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli dhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, të mbështetur edhe nga figura tjera të politikës vendore e ndërkombëtare, do të vihen në një mision diplomatik disamujor, me qëllim shtimin e njohjeve të reja, bëjnë të ditur mediat në Prishtinë.

Në bazë të një strategjie për lobim të hartuar nga Ministria e Jashtme, e cila është në finalizim me disa sugjerime edhe nga Presidenca, burime qeveritare flasin për një angazhim të përgjithshëm si në nivelin e vendit, ashtu edhe në atë të miqve të Kosovës në botë që të realizohen vizita të shumta nëpër vende të ndryshme që nuk e kanë njohur Kosovën, me qëllim të bindjes së tyre që të ndryshojnë qëndrimin për pavarësinë e shtetit më të ri.

Përveç Presidentes, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, në këtë angazhim lobimi pritet të përfshihen edhe kryeministri, kryetari i Kuvendit, deputetë dhe figura tjera politike.

Burime te tjera flasin për një mision të ngjeshur diplomatik, ku do të përfshihen edhe figura ndërkombëtare, përfshirë edhe arkitektin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, Marti Ahtisarin, i cili edhe në të kaluarën ka lobuar për Kosovën.

Pas mendimit pozitiv për pavarësinë e Kosovës nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Prishtinë ishin rritur shpresat se pesë vendet e Bashkimit Europian me në fund do ta njihnin pavaresinë e Kosoves. Qe pas shpalljes së pavarësisë Kosova njihet nga 75 vende të botës.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›