E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina u qeveris keq

Kandidati i Lëvizjes për Bashkim (LB) për kryetar të Prishtinës, Valon Murati, i ka akuzuar Isa Mustafën dhe LDK-në për keqmenaxhimin e kryeqytetit. Murati ka thënë se Mustafa nuk ka ditur ta menaxhojë Prishtinën.

Pikërisht për shkak të keqmenaxhimit, Murati ka thënë se i ka hyrë garës për Prishtinën me qëllim ta ndryshojë atë. Ai ka shprehur optimizëm se do ta fitojë këtë garë, duke premtuar se do të angazhohet që Prishtina ta ketë ligjin e vet.

“Arsyeja kryesore e kandidimit tim për kryetar të Prishtinës është se personalisht kam vlerësuar se punët në kryeqytet janë shumë keq. Prishtina është në gjendje kaosi. Papërgjegjshmëria në udhëheqjen komunale është totale. Kështu që duke qenë qytetar aktiv i Prishtinës në shumë procese politike të rëndësishme për vendin që në moshën e re, kam konsideruar se sot është shumë esenciale të futem në këtë betejë ta ndryshoj qytetin tonë dhe t’i jap shpresë ndryshimit në qytetin tonë”, ka thënë Murati në intervistën për “Epokën e re”. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›