E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZRRE-ja shkelë vendimet e Komunës së Shtërpcës

Zyra e Rregullatorit për Energji sot do të majë mbledhjen e Bordit të Drejtorëve ku pika 4 do të jetë Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për autorizim fillestar për ndërtim të HC në lumin Lepenc, me kapacitet 8.5 MW, të ndërmarrjes “Hidroenergjia” , dhe 5. Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për Autorizim fillestar për ndërtim të “HC Lepenc I”, në lumin Lepenc, me kapacitet 10 MË, të ndërmarrjes “Hidroenergji”.

ZRRE-ja të njëjtin autorizim me 24 dhjetorë 2012 ia ka dhënë edhe kompanisë “Matkos Grup”.
Megjithëkëtë, kompania “Hidroenergji” është refuzuar nga Institucioni kryesorë për të ushtruar aktivitetin e vetë. Në këtë rast ZRRE-ja nuk pyet për rregulloret dhe vendimet komunale. Indeksonline merr vesh se kompanisë “Hidroenergjia” i është refuzuar pëlqimi për marrjen e ujit nga Komuna e Shtërpcës, ani pse kompania për të ushtruar aktivitetin i duhet të marrë ujin nga kjo komunë.

Kur një kompani ka mospajtime me kompani ose institucione të caktuar, ZRRE-ja pretë deri sat të zgjidhet problem pastaj të japë autorizimin preliminarë.


Ndryshe, ZRRE-ja në një raste të tillë, kur dy kompani ishin në konflikt në Komunë e Dragashit nuk e pati dhënë pëlqimin preliminar deri sa kompanitë e patë zgjidh mosmarrëveshjen. Indeksonline merr vesh se njërit nga drejtorët e bordit të ZRRE-së po i ngutët që ti jepet ky autorizim kompanisë “Hidroenergjia” për interesa të ngushta. Ai, po sipas të njëjtave burime e ka bindur edhe Bordin e drejtorëve që të merret pëlqim unanim /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›