Aksident trafiku, vdes një femër në Prizren

Në fshatin Shkozë të Prizrenit nga pakujdesia një person e ka goditur me veturë një femër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 e 30.
Sipas Policisë së Kosovës, e aksidentuara është dërguar ne tretman mjekësor, por si pasojë e lëndimeve te marra ka ndërruar jete.
Ngasësi i veturës është arrestuar nga Policia, dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/