Në pranga një goran, dogji ushqimin e kafshëve në vlerë 31 mijë euro

Një kosovarë më kombësi goran nga fshati Restelicë i Dragashit ka njoftuar në polici se kamioni i tij i cili ishte i ngarkuar me ushqim të kafshëve ishte përfshirë nga zjarri.
Njësit e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, kurse sipas pronarit vlera e dëmit arrin shumen 31.000 euro.
Policia i ka rënë në gjurmë dorasit, në pranga ka rënë një qytetar më kombësi goran. “I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka raportuar Policia e Kosovës.
Rasti nga hetuesia është hapur si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Indeksonline/