E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika të ndalë abuzimin me simbolet kombëtare dhe historinë

Alternative Civile, konstaton me keqardhje degradimin e rrufeshëm të klasës politike dhe përshkallëzimin e shpërdorimit, deri në dhunim, të simboleve kombëtare dhe datave historike.

Data 2 Mars, e cila në histori përfaqëson simbolin e bashkimit të shqiptarëve, përshfaqi me një tjetër dimension realitetin e hidhur të klimës politike në Shqipëri. Më shumë se një ceremoni në nder të një ngjarjeje historike, ajo u gatua e përfundoi një garë, se kush e kush të shfrytësojë më shumë historinë dhe simbolet kombëtare për qëllime elektorale e politike.

Tashmë, në një konflik të hapur me Presidentin e Republikës, për shkak të futjes së tij në garën politike me një parti të re, kryeministri Berisha, përmes Zyrës së Protokollit të Shtetit shkaktoi një incident politik dhe shtetëror, duke i mohuar të drejtën e fjalimit në ceremoninë zyrtare. Ndërsa Berisha privatizoi ceremoninë, Presidenti Topi, preferoi ta lexojë nga zyra e tij fjalimin përshëndetës që kishte planifikuar të lexonte në Leshë. Ndërkohë që kreu i shtetit, nga zyra e tij, kërkonte një besëlidhje të re politike, në Lezhë, pa u shpërndarë ende turma e tubimit të qeverisë, një tjetër trumë mbushi rrugën kryesore të qytetit, kësaj radhe e organizuar nga AKZ, me sllogane dogmatike bajate si Gjergj ti e fute Shqipërinë në Eruropë.

Të shterura idesh, si politika e vjetër ashtu edhe lëvizjet që po prezantohen si politika e re, u janë sulur simboleve kombëtare, festave dhe datave historike, me shpresë se di të shtrydhim për të nxjerrë prej tyre lavdinë e munguar apo rrugën drejt pushtetit.

E njëjta sjellje u demonstrua dhunshëm edhe në përkujtimin e 99 vjetorit të pavarësisë. Një ditë që meritonte seriozitet në përkujtim, u shndërrua në një garë të shfrenuar dhe histerike mes protagonistësh politikë. Një ceremoni u organizua në Vlorë nga qeveria, nja 3-4 në Tiranë nga të tjerë protagonistë të politikës së djathtë e të majtë që kërkojnë identitetin e tyre të ri, dhe nja 2 në Kosovë. Mijëra flamuj u valëvitën nëpër shtylla, pemë e makina. Turma njerëzish dolën rrugëve të veshur me flamuj e duke brohoritur o sa mirë me qen shqiptar, një demonstrim patriotizmi deri në skizofreni dhe gjithçka vetëm për arsye politike.

Alternativa Civile, dënon me forcë këtë shpërdorim skandaloz të simboleve kombëtare për qëllime politike. Politikanët e vjetër dhe të rinj, duhet të lënë të qetë në prehjen e tyre heronjtë e kombit, duhet të respektojnë simbolet dhe historinë dhe kombit. Në vend të shpërdorimit dhe përdhosjes së tyre, klasa politike, e vjetër dhe e re qoftë, duhet të demonstrojë përkushtim ndaj vendit, jo duke puthur flamurin kuqezi, por duke punuar dhe ofruar ide se si punët në këtë vend mund të bëhen me mirë.

2 Marsi, demonstroi kulmin e papërgjegjshmërisë së politikës shqiptare dhe kjo vetëm një ditë pasi Parlamenti Europian votoi raporte vlerësimi të progresit për të gjitha vendet e Bllkanit, përveç Shqipërisë. Dhe arsyeja ishte: Atje nuk ke çfarë të shkruash. Atje nuk ka lajm, atje nuk ndodh asgjë veç sherrnajës dhe përleshjes për pushtet.

Alternativa Civile, një lëvizje shoqërore që ka për mision gjenerimin e ideve dhe alternativave, kërkon ti jepet fund abuzimit me simbolet kombëtare dhe datat historike. Ajo kërkon gjithashtu, që, si qeveria ashtu dhe aktorët e tjerë politikë, të kthejnë sytë nga problemet reale më të cilat përballet sot shoqëria, të cilat nuk janë vetëm ekonomike dhe politike por mbi të gjitha sociale.

Alternativa Civile*

Alternativa Civile është një organizatë alumni, që përfshin pjësmarrës në të gjithë programet e shkëmbimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, si Programin e Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar, Programet akademike Fulbright dhe Humphrey, Programi i shkëmbimit dhe studimit të të rinjve (YES), Programi i shkëmbimit të pedagogëve të rinj (JFDP), etj.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjakovë, Tusha dhe Jetishi nderohen si përcjellës të vlerave kombëtare Gjakovë- Kastriot Tusha dhe Shkëlzen Jetishi gjatë një koncerti recital...
  2. Veprimtaria e Godos, PDIU: Vlera të arta, në historinë tonë moderne Tiranë- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka shprehur ngushëllimet për...
  3. Korrupsioni dhe politika dëmtojnë gjyqësorin Reformimi dhe përmirësimi i sistemit të drejtësisë është një nga...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›