E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i kandidateve ne Kukes. KZAZ 16 te pavarur

Ka përfunduar në të tre Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve të Qarkut të Kukësit procesi i regjistrimit të kandidatëve të pavarur për këshillat komunal e bashkiak. Numrin më të madh të kandidatëve të pavarur e ka pasur bashkia Kukës, prej të cilëve vetëm një i përket gjinisë femërore,gjë që tregon për një pjesëmarrje të ulët të femrave kandidate të pavarura në këshillat bashkiak apo komunal.

"Ka mbaruar afati i tyre më datën 8.3.2011. Janë bërë gjithsej 16 regjistrime, 9 për anëtarë të këshillave bashkiakë dhe komune dhe 7 kandidatë të pavarur për kryetar komune. Nuk është respektuar 30 për qindëshi, ne kemi vec një femër të regjistruar si kandidate për anëtare të këshillit bashkiak dhe shtatë meshkuj", tha Sejdi Kastrati, sekretar i KZAZ numër 34.

Ndërsa sa i takon regjistrimit të kandidatëve të forcave politike, deri tani asnjë prej tyre nuk ka dorëzuar listat emërore të kandidatëve për kryetar të njësive apo këshilltarë të tyre. Edhe sa i takon anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit të zgjedhjeve, deri tani janë paraqitur vetëm anëtarët e pozitës ndërsa ata të opozitës pritet të paraqiten pas regjistrimit të tyre në Komisionin Qëndrorë të Zgjedhjeve.

Flutura Tota   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›