Prishtine Makiato identifikon 5 trafikante per prostitucion dhe 2 viktima kosovare
Prishtine 23 shtator NOA - Nje operacion i ndermarre nga Drejtoria e Hetimeve kunder trafikimit te qenieve njerezore ne Prishtine ka vene ne pranga pese persona te dyshuar se kane trafikuar femra per prostitucion.
Burime nga policia e kosoves thane per agjencine NOA se arrestimi i ketij grupi kriminal u finalizua permes operacionit policor te koduar MAKIATO i zhvilluar ne rajonin e Prishtines.
Gjate ketij operacioni jane arrestuar kater persona per trafikimin e qenieve njerezore si dhe jane identifikuar dy viktima dy femra kosovare qe lidhen me ngjarjen e ndodhur ne 13 shtator te ketij viti.
Njesia Kunder Trafikimit ne Gjilan ka arrestuar edhe nje tjeter kosovar nje person i kerkuar nga policia i cili dyshohet per trafikimin e femrave me qellim prostitucioni qe lidhet me ngjarje te ndodhur ne muajin korrik.
Policia e Prishtines jep vetem inicialet e personave te arrestuar te cilet jane 37 vjecari nga Kosova B. L. 43 vjecari nga Kosova SH.M. 33 vjecari nga Shqiperia F. F. 45 vjecari nga Kosova RR.D. dhe 21 vjecari nga Kosova SH.A.
mit/NOA