E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhdukja e Mates policet bojkot terrenit te minuar

23/09/2010Prokuroria terhiqet nga kontrolli i kufirit te gjelber. Rezikohet jeta e policeve

TIRANE-Efektive te Policise se Shtetit kane refuzuar te kryejne kontrolle per gjetjen e gjurmeve te zhdukjes se vogelushes 7 vjecare Bleona Mata. Shkak i kesaj situate eshte bere tereni ne kufirin midis Kosoves dhe Shqiperise i cili gjate luftes ne vitin 1999 eshte minuar nga ushtria Serbe dhe per pasoje asnje nga efektivat e repartit te FNSH por edhe ata te Drejtorise se Policise Qarkut Kukes ska pranuar te ushtroje kontroll ne kete zone e cila ishte percaktuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda si nje nga tre detyrat per tu kryer gjate kesaj faze hetimore. Bojkotimi i ketij tereni eshte konfirmuar edhe nga burime prane organit te akuzes te cilat i thane gazetes Metropol se krehja e zones se minuar nuk mund te realizohet me trupa ne teren pasi ne qoftese do te ndodhte nje gje e tille do viheshin ne rezik serioz jetet e efektivave te Policise se Shtetit. Kontrolli i kufirit te gjelbert mes Shqiperise dhe Kosoves ka pasur diskutim qe ne momentin kur eshte hedhur si ide ne analize te ceshtjes Bleona Mata. Nje pjese e anetareve te grupit hetimor kane propozuar qe ky teren te kontrollohet me focat anti-mine te ushtrise por ne fund u vendos te hiqet dore nga kjo zone-shprehen burimet prane prokurorise. Vendimi per te mos kontrolluar kete zone eshte mare pas nje diskutimi te gjate mbi futjen ose jo te eksperteve anti-mine. Burimet tregojne se futja e tyre do te ishte nje proces shume i ngadalte dhe se duke mare shkas edhe nga disa informacione se vogelushja smund te kete kaluar ne ate zone prokuroria ka hequr perfundimisht dore nga kontrolli i ketij tereni malor. Aktualisht organi i akuzes po kryen nje sere veprimesh hetimore duke mare ne pyetje tezet e vogelushes Bleona Mata si dhe dhjetera persona te tjere qe mendohet se kane dijeni mbi ngjarjen. Ne fshatin Zapod te Kukesit jane duke kryer veprime kater oficere te Policise se Shtetit te cilet kryejne ne teren detyrat e lena nga Prokurori i Krimeve te Renda Anton Martini. Ky i fundit ka udhetuar disa here ne fshatin Zapod ku se bashku me Oficerin e Policise Arben Frasheri kane ndertuar intenerarin e levizjes se 7 vjecares Mata deri ne momentin kur ajo ka humbur kontaktin ne mal.

Pyetja e pese vajzave

Burimet thane se pergjate gjithe nates kane mare ne pyetje vajzat ku gjate procesit te marjes se deklarimeve u eshte kerkuar here pas here te tregohen te sinqerta ne pergjigjet qe jepnin para grupit te hetimit. Megjithe insistimin dhe pyetjen per cdo detaj te ngjarjes prokuroret nuk kane mundur te nxjerin asnje detaj qe do ndryshonte rrjedhen e hetimit. Rimarja ne pyetje per te disaten here te vajzave vjen ne nje kohe kur prokuroria vendosi te mos i besoje deshmive te para te pese vajzave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›