Trafikoi te dashuren nga burgu mbyllet hetimi
TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet ne disa raste ne te kaluaren ka zbuluar persona dhe grupe qe nga qelite burgut ne Shqiperi organizonin trafik droge trafik armesh dhe klandestinesh porosi per vrasje apo krime te tjera. Por pak muaj me pare eshte zbuluar per here te pare edhe rastin e trafikimit te femrave nga Shqiperia ne drejtim te Italise me telefon nga dhomat e izolimit te paraburgimit Jordan Misja ne Tirane. Sipas dosjes penale me nr. 56 te regjistruar dhe hetuar nga prokurori Ened Nakuci rezulton se i pandehuri Fatos Selmani edhe pse i izoluar ne burg per nje veper tjeter penale ka arritur te trafikoje nje 18 vjecare nga Durresi drejt Italise ku edhe eshte shfrytezuar per mbi 3 muaj per prostitucion. Sipas kerkeses per gjykim te siguruar nga Shekulli i pandehuri Selmani duke shfrytezuar gjendjen e brishte emocionale te 18- vjecares qe ishte fejuar pa deshiren e saj dhe nga prinderit e te fejuarit ishte ndaluar te vazhdonte shkollen. Kjo ka bere qe i akuzuari te shfrytezoje kete moment per ta trafikuar ne Itali.
Sipas hetimeve adoleshentja ne fillim te vitit 2009 eshte njohur nepermjet telefonit me te pandehurin qe ndodhej i izoluar per nje veper tjeter. Gjate kesaj kohe bisedat mes tyre jane shpeshtuar duke bere qe miqesia te forcohet ndersa e demtuara i ka kerkuar mikut te saj ta largonte nga Shqiperia. Nga bisedat e ndryshme rezulton se Selmani i ka treguar vajzes qe ndodhet ne burg dhe shume shpejt do te dilte dhe do jetonin bashke diku larg Shqiperise duke i ofruar keshtu qe te shkonte ne Itali nga njohjet qe ai kishte atje. Me 2 maj 2009 vajza largohet nga shtepia bashke me 20 mije leke te reja dhe pasaporten e saj dhe me ndihmen e Selmanit nga burgu i eshte siguruar nje taksi qe e ka derguar ne Korce. Nga qyteti i Korces 18- vjecarja bashke me persona te tjere ka kaluar ne kembe kufirin per ne Greqi duke ecur pese dite. Me te mberritur ne Athine ajo eshte pritur nga nje shok i te pandehurit shtetasi R.E. i cili ka paguar 4 mije euro duke e pajisur me pasaporte dhe vize udhetimi. Me sigurimin ketyre dokumenteve 18- vjecarja eshte derguar ne Itali ku fillimisht eshte punesuar ne nje lokal si shoqeruese e klienteve dhe me pas eshte detyruar te prostituoje nga shoku i Selmanit per tia paguar shpenzimet qe ai kishte bere per ta derguar vajzen ne Itali. Ajo me kerkese te te pandehurit Selmani qe ti dergonte para ne Shqiperi qe te dilte nga burgu dhe insistim te R.E. per te prostituar ka kryer kete profesion per disa muaj duke e lare borxhin te shtetasi R.E. qe tashme rezulton i arrestuar per trafik droge ne Itali. Gjithashtu vajza eshte detyruar nga kercenimet te vazhdoje te prostituoje dhe ti dergoje para te pandehurit Selmani ne Shqiperi pasi nga ky i fundit kercenohej se nese nuk e bente do ta vrisnin shoket e tij qe kishte ne Itali. Keshtu qe ne perfundim te hetimeve prokuroria ka ngritur akuzen ndaj te pandehurit Fatos Selmani per trafikun e femrave ne bashkepunim.