Hajdutet inteligjente tunel per te vjedhur milionat e bankes
23/09/2010Urithi kap 2 anetare nga grupi. Tradhtia nga zhurmat ne lokalin me qira
TIRANE- Studimi me hollesi i skenareve te top-filmave aksion ka ndikuar tek nje grup personash per te thurur keshtu planin e grabitjes se pikes qendrore te bankes Intessa San Paulo nepermjet nje tuneli te nendheshem. Dje kryepolici i Tiranes Tonin Vocaj ne nje deklarate per shtyp dha detajet e operacionit te koduar Urith duke publikuar emrat e dy te kapurve dhe sendet qe ishin sekuestruar. Hetimet cilesohen teper sekrete per shkak se pervec te arrestuarve ka edhe te tjere persona ne hetim ku permendja e detajeve te operacionit do te minonte kerkimet per kapjen e tyre qofshin brenda territorit te Tiranes jashte saj apo edhe pertej kufijve. Planifikimi i grabitjes se bankes tek 9-kateshet kishte nisur te pakten 4 muaj me pare kur Tahir Belegu 50 vjec dhe 36-vjecari Taulant Troplini te dy nga Tirana dhe me precedente penale kishin marre nje ambient me qira rreth 20 metra prapa bankes. Hajdutet inteligjente zoteronin imazhet e cdo pellembe ne brendesi te bankes dhe ekspertet dyshojne se kishin njohje me ndonje punonjes te saj. Pas marrjes me qira te ambientit qe nuk dihej ne ishte lokal apo aktivitet tjeter nisen te blinin pajisjet baze per hapjen e tunelit si doreza me synim moslenien e gjurmeve kamera me fibra optike video regjistrues etj. Materialet e gomes qe izolonin zhurmen e bene punen e tyre vetem muajt e pare pasi se fundmi lodhja stresi dhe frika duket se e tradhtuan grupin e miqve qe dalengadale po dilte zbuluar. Afersia e lokalit me Prokurorine e Pergjithshme zhurmat qe fqinjet degjonin se fundmi dhe mossaktesimi i funksionit te ambientit me qira ku rralle ndonje kafe mund te pihej dyshohet te jene disa prej shkaqeve qe ky grup u arrit te pikasej kur kishte germuar disa pellembe. Kryesisht germimi kryhej naten ku dheu nxirrej pa rene ne sy derisa para nje muaji policia ra ne gjurmet e ketij aktiviteti prej profesionistesh. Ketu kreret e policise se kryeqytetit bene nje marreveshje me drejtuesit e bankes ku u kerkohej ruajtja e sekretit per shkak se ishte arritur ne identifikimin e autoreve dhe pritej vetem arrestimi gjate kushteve te punes per te siguruar keshtu prova te mjaftueshme. Nese kjo pune do te kishte arritur ne fund me siguri hajdutet inteligjente duhet te kishin perlare me mijera ose miliona euro duke lene pas vetem hijen e grabitjes se shekullit.
Deklarata e kryepolicit te Tiranes Tonin Vocaj
Vazhdon puna per identifikimin e personave te tjere te perfshire
Drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj tha se Pas nje hetimi 1 mujor i realizuar me metodat speciale te hetimi u arrit kapja ne flagrance e tyre ne bashkepunim me Forcat Repartit Renea gjate momenteve te kryerjes se punimeve per hapjen e tunelit i cili ishte i hapur ne ate mase dhe kishte kontakt vizual me ambientet e bankes. Ne bashkepunim me Sherbimin e Ruajtjes dhe Sigurise Fizike te bankes u be e mundur ndjekja e informacionit dhe finalizimi per kapjen e tyre. Ne vendin e ngjarjes ne cilesine e proves materiale u sekuestruan nje pako me doreza me synim moslenien e gjurmeve kamera me fibra optike video regjistrues radio komunikimi ne distance pajisje oksigjeni per prerjen e metaleve automjeti tip benz gershere metal prerese mjete dhe vegla pune te ndryshme me bateri dhe energji elektrike si dhe mjete prej gome etj mjete te cilat autoret i perdornin per hapjen e tunelit pa krijuar zhurme. Aktualisht vazhdon puna per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete veper penale nderkohe qe materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre do ti kalojne Prokurorise se rrethit gjyqesor Tirane per vepren penale te vjedhjes se bankave e parashikuar nga neni 136 dhe 22 te Kodit Penal
Precedenti/ Gaxhai
Tunel nen dhe nga dyqani i luleve
Me 4 shkurt te vitit 2005 policia ka zbuluar ne mengjes nje tunel nentokesor ne burgun 302 ne Tirane. Konstatohet se tuneli e kishte fillimin nga nje dyqan perballe me burgun tek rruga Mine Peza dhe perfundonte tek oborri i burgut 302 ne Tirane. Sipas burimeve policia rrethoi zonen e burgut ndersa Ministria e Drejtesise konfirmoi se nuk ka te burgosur te arratisur. Policia beri te ditur se tuneli nentokesor ishte 20 meter i gjate dhe personave qe e kane hapur kete tunel ju eshte dashur me shume se 3 dite kohe. Pikemberritja e tunelit nuk ka qene oborri i burgut 302 por ndonje nga qelite e paraburgimit. Ne tunel jane gjetur edhe dalta dhe kacavida ndersa policia arrestoi kusheririn e Gazmend Brakes i quajtur ndryshe Gaxhai. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve pasi eshte njoftuar se Gaxhai u pyet ne lidhje me hapjen e tunelit ne daten 4 shkurt 2005 nga organi i Prokurorise perfundimisht e ka derguar ate ne burgun e Burrelit.
Ne Zyrih
Pranga kosovarit per grabitjen e bankes
Nje shqiptar nga Kosova eshte arrestuar ne Zyrih i dyshuar si organizator ne grabitjen e nje banke ne Danimarke. Policia zvicerane e arrestoi shtetasin kosovar pas nje flete-arresti nderkombetar pas akuzave per pjesemarrje ne grabitjen e rreth gjysme milion eurove ne nje banke ne Kopenhagen. 27-vjecari i eshte dorezuar autoriteteve daneze ndersa ne grabitje dyshohet edhe per perfshirjen e 3 personave te tjere. Grabitja kishte ndodhur gjate ketij viti kur kater persona te maskuar grabiten banken daneze nen kercenimin e armeve. Nderkaq nder vite kane rene ne pranga disa shqiptare si te akuzuar per grabitje bankash. Ne Tirane para disa vitesh u arrit te identifikohej nje kosovar si autor i disa grabitjeve pa dhune ne kryeqytet ndersa me dhjetera raste skedon policia e Tiranes ku te rinj te ndryshem kryesisht me probleme mendore hyjne neper pika bankash te armatosur por gjithnje kapen ne fund.