Hiqet taksa e fluturimit me Kosovën
Qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës nuk do të paguajnë më taksën e fluturimit me Kosovën dhe kjo, falë një ndryshimi që i ka bërë Kuvendi i Shqipërisë ligjit. Me heqjen e kësaj takse pritet të ulet bileta e udhëtimit me Kosovën dhe një gjë e tillë është përshëndetur edhe nga biznesi. “Konfindustria duke vlerësuar si një lëvizje me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik të hapësirave shqiptare krijimin sa më shpejt të Tregut Shqiptar 7 milionësh dhe duke vlerësuar se lehtësimi i lëvizjes së njerëzve është domosdoshmëri për arritjen e qëllimit të mësipërm, bazuar në studimin e plotë të analizave të tregut të fluturimeve të kryer nga industritë përkatëse shqiptare, ka përgatitur planin e masave të nevojshme për të ulur çmimin e biletës së fluturimit vajtje-ardhje Tiranë-Prishtinë me një çmim nën 100 euro”, - është shprehur dje shoqata e biznesit Konfindustria.