E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, arrestohet një grup serbo-shqiptar për krim të organizuar

PRISHTINE-Autoritetet e policisë në Kosovë bënë të ditur se kanë arrestuar 10 persona në rajonin e Prishtinën nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar. Arrestimet janë kryer gjatë një operacioni në Prishtinë, Graçanicë e Lipjan dhe se gjatë tij janë konfiskuar edhe armë, makina e substanca narkotike.

Të arrestuarit, 8 serbë dhe 2 shqiptarë, sipas policisë dyshohet se për një kohë të gjatë kanë vepruar si grup i organizuar duke vjedhur makina në rajone të ndryshme të Kosovës, të cilat më pastaj i dërgonin në Mitrovicën Veriore dhe përmes ndërlidhësve bënin kompromise për kthimin e makinave tek pronarët, duke përfituar shuma të mëdha të parave.

Të dyshuarit merreshin edhe me falsifikimin e makinave dhe dokumentacioneve të tyre si dhe me trafikimin e substancave narkotike, armëve dhe municioneve të ndryshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›