Prishtinë, arrestohet këshilltari i ministrit Bukoshi
Në lidhje me të arrestuarin e parë, pa bërë të ditur identitetin e tij, EULEX-i njofton me anë të një komunikate ku sqarohet se “ky person ka qenë i akuzuar për vepra kriminale të kryera në qershor të vitit 1999 në komunën e Lipjanit. Hetimet janë duke u kryer nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorit Special”.
Ndërsa lidhur me rastin e dytë, atë të zyrtarit të ministrisë se Shëndetësisë, thuhet se “janë kryer bastisje në tri lokacione në Prishtinë, përfshirë një zyrë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Bastisjet janë autorizuar nga një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake. Hetimet janë duke u kryer nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrje të zyrës së Prokurorisë Speciale”.
Mjeku Tolaj më herët ka qenë sekretar permanent në Minis-trinë e Shëndetësisë, në kohën kur ajo drejtohej nga ministri Alush Gashi. Tolaj është arrestuar si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe përfitim të pasurisë në mënyrë të paligjshme.