Prishtinë, arrestohetnjë zyrtar i Qeverisë
PRISHTINE-Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it ka kryer kontrolle në banesën private dhe zyrën e një administratori të teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës lidhur me hetimin ndaj Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit për tenderat e rrugëve.
Kontrollet e ndodhura mëngjesin e sotëm janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.
I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet se ka penguar mbledhjen e provave. Aktualisht ai gjendet në paraburgim.
Arrestimi dhe dyshimet
Drejtuesi i Divizionit për Siguri dhe Operime Qendrore në Ministrinë e Administratës Publike, Gani Zogaj, është arrestuar nga EULEX-i sot në mëngjes. Ky administrator i Teknologjisë Informative, është i dyshuari kryesor për fshirjen e serverit të MTPT-së, i cili qe konfiskuar nga EULEX-i në bastisjet e para të bëra në këtë ministri në muajin prill, kanë konfirmuar burime të “Kohës Ditore” brenda EULEX-it. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se në kohën e bastisjeve në MTPT, Zogaj ka qenë duke e ushtruar detyrën e mbikëqyrësit të IT-ve në të gjitha institucionet e Kosovës. Gazeta pati raportuar në fillim të muajit maj se zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, kanë arritur të “fshehin” prova materiale në ditën e bastisjes së kësaj ministrie nga hetues të EULEX-it.
Burime të gazetës patën bërë të ditur se të dhënat në serverin e kësaj ministrie ishin fshirë para se të konfiskohet nga hetuesit ndërkombëtarë. Sipas këtyre burimeve ky server i konfiskuar nuk ka pasur asnjë të dhënë brenda. Një zyrtarë i lartë ndërkombëtarë i afërt me procesin hetimor pati thënë në kushte anonimiteti, se fshirja e serverit nuk i dëmton aq shumë hetimet, por tregon se sa serioz është “bashkëpunimi që është proklamuar nga qeveritarët”. “Fshirja në fakt është një dëshmi që do të përdoret në gjykatë për të treguar se kemi të bëjmë më një krim të organizuar. Fakti që është arritur që të dhënat në server të fshihen aq shpejt tregon se kemi pasur të bëjmë më një rrjet të organizuar kriminal, të cilët kanë qenë në dijeni se po hetohen. Dhe kanë qenë të përgatitur për bastisjen”, i pati thënë gazetës ky zyrtar i afërt me hetimet dhe ka shtuar se shkatërrimi i të dhënave shtetërore është një krim plus në tentativë për t’i fshehur krimet tjera.
Sot në Prishtinë, Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it, përmes një komunikate njoftonte se ka kryer bastisje në banesën private dhe zyrën e një administratori të teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës në lidhje me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Bastisjet, sipas komunikatës, janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet për pengim në mbledhje të provave. Ai aktualisht gjendet në paraburgim policor, të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), thoshte komunikata.
(d.b/BalkanWeb)