Rexhepi: Kosova i përmbushi kushtet teknike për vizat
PRISHTINË- Autoritetet kosovare thanë se do t’u kërkojnë përfaqësuesve të Komisionit Evropian të jenë më pro-aktiv në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, vlerësoi se Kosova ka përmbushur tashme të gjitha kushtet teknike për t’u përfshirë në liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, por nuk hodhi poshtë mundësinë që për shkak të përvojave që BE-ja ka pasur me vendet e rajonit në këtë drejtim, edhe Kosova të pësojë dëme paralele.
“Ne presim, me të drejtë, që në pjesën e parë të vitit 2012 t’i plotësojmë kushtet teknik, mirëpo tash ka edhe dëme kolaterale. E dini se në muajin qershor do të bëhet një vlerësim për Serbinë dhe Maqedoninë, se si ata e kanë përdorë liberalizmin, a ka pas keqpërdorime dhe ai Komision vlerësues mund t’i kthej mbrapa proceset dhe prapë të vendos regjimin e vizave. Kështu që edhe ne nuk mund të jemi të ndarë nga ky proces”,- tha Rexhepi në mbledhjen e fundit të Grupit punues për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.
Deklarata e Rexhepit vjen një ditë para vizitës së paralajmëruar në Prishtinë të Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso dhe komisionari për zgjerim, Shtefan Fyle.
(e.m/koha/BalkanWeb)