Knaus: Pa zgjidhur çështjen e Kosovës, Serbia jo në BE
Bruksel -Presidenti i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka deklaruar se, pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, Serbia vështirë se mund të hyjë në Bashkimin Evropian. Knaus ka thënë se, nuk është i sigurt nëse arrestimi i Ratko Mlladçit do të mjaftonte që Serbia të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE – por ka shtuar se, “ky veprim do t’i ndihmonte asaj të marrë statusin e kandidatit”.
"Kosova edhe më tutje është problem”, ka thënë Knaus në një intervistë për gazetën Dnevnik. Sipas tij, “Serbia vështirë se mund të hyjë në Bashkimin Evropian, pa e zgjidhur çështjen e Kosovës”.
Knaus, i njohur si njëri nga analistët më të shquar të Ballkanit në institucionet e Bashkimin Evropian ka thënë se – “në BE janë shumë të dëshpëruar me rezultatet e Beogradit, sepse Serbia nuk po ndihmon që të arrihet zgjidhja (për Kosovën) – ndërsa, sipas tij, “BE nuk ka zgjidhje”.
"Të gjithë e dimë pozicionin e Beogradit për Kosovën, mirëpo njëkohësisht Serbia duhet të ndihmojë Bashkimin Evropian në zhvillimin e Kosovës dhe të dërgojë sinjal të qartë se dëshiron që BE-ja të korrë sukses në Kosovë, pa marrë parasysh çështjen e statusit”, ka thënë ndër të tjera Knaus. telegrafi