E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu dhe Thaçi telegram ngushëllimi për Zekeria Cana

Prishtinë - Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes së profesorit Zekeria Cana, i cili është ndarë nga jeta një ditë më parë në Prishtinë. Në letrën e ngushëllimit, presidenti Sejdiu e cilëson profesor Canën si njërin ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare.

“Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, sepse historiani Zekeria Cana, në kohët më të rënda nëpër të cilat kaloi Kosova, u dallua me angazhimin e pashtershëm për pajtimin qytetar e kombëtar, si dhe për qëndresën tonë të përgjithshme ndaj rrezikut për zhbërje, që na kanosej si popull në dekadën e fundit të shekullit XX”- shkruan në telegram Sejdiu, ku shtohet se virtytet e Zekeria Canës do të kujtohen dhe do të nderohen përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Telegram ngushëllimi ka dërguar edhe kryeministri Hashim Thaçi:
E nderuara familje Cana, Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e historianit Zekeria Cana.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›