E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet të dielën ambasadori Arvizu takon Ramën në PS

TIRANE- Kur kanë mbetur vetë 5 ditë nga zgjedhjet vendore ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është pritur sot paradite nga kryetari i PS-së Edi Rama. Takimi është zhvilluar në selinë rozë dhe ka zgjatur për më shumë se 30 minuta.

Ende nuk dihen detajet e takimit ndërkohë që ambasadori amerikan së bashku dhe me ambasadorin e BE-së, Etore Sequi dhe ambasadorin e OSBE, Eugen Wolfarth janë tre nga diplomatët që kanë imenjuar fuqishëm që zgjedhjet e së dielës të zhvillohen brenda standardeve europian.

Ndërkombëtarët në deklaratat e tyre shpeshherë u kanë kërkuar palëve, partive politike në garë që të angazhohen për zgjedhjet të lira dhe të ndershme, duke shtuar se këto janë zgjedhjet për shqiptarët pasi do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në integrimin e vendit.

Ambasadori amerikan Arvizu ka apeluar gjatë gjithë kësaj kohe që partitë politike të angazhohen për një fushatë të qetë pa incidente dhe pa dhunë. Gjithashtu ndërkombëtarët kanë kërkuar që policia të luajë rolin e saj për garantimin e zgjedhjeve lokale, e mbi të gjitha të jetë e paanshme në procesin zgjedhor të 8 majit. Ndërsa është bërë e ditur gjithashtu se qeveria është përgjegjëse, për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare.

Takimi me kreun socialist, njëkohësisht dhe kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës, u zhvillua një ditë pas takimit që tre ambasadorët, Arvizu, Sequi dhe Ëolfarth zhvilluan me kryeministrin Berisha.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›