E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, pranga vrasësit të kreut të arsimit

 

Remzi Salihu

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës. Ai është Gani Sahiti, nga fshati Graxhenik i komunës së Kamenicës, 30 vjeç.

Dyshimet e para janë se motivi i vrasjes është mospranimi i tij në një vend pune në arsim diku në rajonin e Prishtinës. Policia nuk ka ende ndonjë adresë tjetër të këtij të dyshuari se ku ka jetuar në Prishtinë, por pritet që policia të lëshojë një komunikatë për media ku do të konfirmohet edhe zyrtarisht se i dyshuari Gani S, e ka plagosur me armë zjarri drejtorin Remzi Salihu, në orën 9 e 53 minuta, brenda në zyrën e tij.

Në këtë komunikatë do të sqarohet se viktima është dërguar me urgjencë në QKUK, por ai ka vdekur në orën 10 e 20 minuta. I dyshuari është arrestuar dhe hetimet do të vazhdojnë.

Remzi Salihu është vrarë sot rreth orës 10 paradite. Vrasja  ka ndodhur në zyrën e tij të punës në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria. 

Kjo është vrasja e dytë e një zyrtari të lartë të komunës së Prishtinës. Para dhjetë vjetësh, ishte vrarë edhe arkitekti Rexhep Luci, në atë kohë, drejtor i Drejtoratit të Urbanizimit në Prishtinë.  Gazeta Express

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›