E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, prokuroria: Edhe 2 javë për pretencën

Nga gjyqi i Gërdecit

TIRANE- Shtyhet pretenca per dosjen “Gerdeci”. Ne seancen e sotme, prokuroret kane kerkuar edhe dy jave kohe per te pergatitur dhenien e pretences.

Kerkesen per me shume kohe, prokurorët e argumentuan  me faktin se cështja është tepër voluminoze dhe po ashtu dhe numri i të pandehurve të kësaj cështje.

Trupi gjukues pranoi kerkesen per shtyrje afati, duke percaktuar keshtu daten 17 tetor si kohen e dhenies se pretences.

Gjykimi i shumëpërfolur ndaj të akuzuarve si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, i nisur në korrik të vitit 2009, në Gjykatën e Tiranës, ka hyrë në fazën përfundimtare.

Treshja gjyqësore që po shqyrton këtë dosje, pas afro 180 seancash, mbylli nje seance me pare shqyrtimin gjyqësor dhe i dha kohë prokurorisë për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Në këtë seancë, trupa gjykuese do të njihet me qëndrimet e akuzës dhe kërkesat për fajësi apo jo ndaj 29 të pandehurve, mes të cilëve, biznesmenit Mihal Delijorgji, ish-drejtorit të fabrikës së demontimit, Dritan Minxolli dhe ish-kreut të MEICO-s, Ylli Pinari.

Por, ndonëse e mbërritur në këtë fazë, treshja gjykuese u përball me kërkesën e një prej mbrojtësve për përjashtimin e tyre si gjykues të dosjes. Mosndërprerja e seancës dhe vijimi i saj edhe pas kësaj kërkesë, revoltoi avokatët, të cilët u larguan nga salla. Nga shperthimi ne Gerdec humben jeten 26 persona, u gjymtuan 300 te tjere dhe u shkateruan mijera banesa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›