Kapen 142 kg hashash, arrestohet greku
Burime nga policia bëjnë të ditur se janë sekuestruar sot 142 kg hashash ndërsa është arrestuar një shtetas grek, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimesh.
Sipas policisë droga u kap në kufirin Shqipëri-Greqi në një furgon, i cili drejtohej nga shtetasi grek. Është bërë e ditur se droga po transportohej drejt Greqisë dhe sipas policisë 48-vjeçari grek ishte në kërkim për trafik narkotikësh.
Sipas policisë shtetasi grek kishte braktisur 3 ditë më parë 113 kg hashash prandaj ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare.