E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, tre të plagosur gjatë protestës kundër Stefanoviç

Tre persona janë plagosur dhe dy automjete janë dëmtuar gjatë një proteste të mbajtur nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në afërsi të kryeministrisë së Kosovës në të cilin po mbahej takimi në mes të shefit të delegacionit serb në bisedimet me palën kosovare, Borko Stefanoviç, dhe zëvendës kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Brahim Sadriu ka deklaruar për mediat kosovare se për ta vënë situatën nën kontroll, forcat e policisë kanë përdorur edhe gazin lotsjellës.

Protesta është organizuar në shenjë kundërshtimi me vizitën e zotit Stefanoviç në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›