E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Prishtinë, mediat: I plagosur Albin Kurti

Forcat speciale të policisë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe me shkopinj gome kundër aktivistëve të “Vetëvendosjes” të cilët ishin mbeldhur para ndërtesës së qeverisë kundër vizitës së kryenegociatorit serb Borko Stefanoviç në Prishtinë.
 

Sipas mediave kosovare gjatë ndërhyrjes së policisë janë plagosur shumë aktivistë të “Vetëvendosjes”, por edhe punonjës të policisë të cilët janë goditur me gurë dhe sende të tjera të forta nga protestuesit.
 

Sipas mediave mes të plagosurve nga gazi lotsjellës janë edhe drejtuesit e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.
 

"Vetëvendoje" ka raportuar se policia ka goditur edhe ambulancën me gaz lotsjellës dhe ka penguar edhe që të plagosurit të dërgoheshin në spital.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›