E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Vizita e Stefanoviçit, fillim i marrëdhënieve të reja

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar vizitën e shefit të delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, si fillim të një marrëdhënie të re midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas zotit Thaçi, kjo madje është një fillim i njohjes de jure e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

Kryeministi Thaçi i ka bërë këto komente gjatë një takimi me Fernando Xhentilinin, të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ndërsa Xhentilini ka vlerësuar se dialogu Prishtinë-Beograd do të zgjidhë shumë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›