E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, zbulohet rrjeti i falsifikatorëve të alkoolit

Në një operacion të Doganës së Kosovës, të zhvilluar në Prishtinë dhe Podujevë gjatë ditës së premte, është zbuluar një punëtori dhe rrjeti i shpërndarjes së alkoolit të falsifikuar.

“Në rajonin e Prishtinës është zbuluar punëtoria për falsifikimin e alkoolit. Aty janë gjetur etiketa të shumë llojeve të alkoolit, shishe të zbrazta si dhe një sasi e konsiderueshme e dyshuar e etanolit (mbi 250 litra)”, njofton Dogana.

Njësitet e saj, me urdhër të prokurorit, thuhet se kanë bastisur tri lokacione të ndryshme - dy në Prishtinë dhe një në Podujevë.

Mësohet se në orët e pasdites ka nisur intervistimi i personave të dyshuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›