Një hetim i thjeshtë, Ernest Heminguej
15/08/2009 Jashtë trashësia e dëborës kishte kaluar parvazin e dritares. Rrezja e diellit hyri përmes dritares dhe ndriçoi një pjesë të murit të barakës. Dielli ishte ngritur shumë lart, kështu që mund të ndriçonte edhe majën më të lartë të dëborës. Përgjatë barakës ishte hapur një hendek, i cili ishte mbushur me shtresa të tëra dëbore. Megjithatë, në ditët me diell rrezet arrinin të shkëlqenin murin e barakës dhe reflektonin shumë ngrohtësi përkundrejt dëborës që kishte mbuluar hendekun.
Ishte fundi i marsit. Ndihmësi i tij gjithashtu ishte ulur, por në një tavolinë tjetër. Përqark syve të majorit ishin krijuar dy rrathë të bardhë, shenja të lëna nga syzet e dëborës, të cilat ai i përdorte për t’u mbrojtur nga reflektimi i diellit mbi dëborën.
Pjesa tjetër e fytyrës ishte e djegur, pak e pjekur nga rrezet e diellit dhe përtej pjekjes sërish e djegur. Hundën e kishte të madhe, me copa lëkurash të shqitura, të krijuara nga flluskat. Ndërkohë që punonte me letrat, vendosi gishtat e dorës së majtë në një filxhan me vaj dhe me mollëzat e tyre fërkoi butësisht fytyrën e vet. Majori tregohej shumë i kujdesshëm në trajtimin e fytyrës. Asnjëherë nuk harronte t’i fshinte gishtat në buzët e filxhanit dhe, pasi mbaronte punë me faqet e me ballin, fërkonte lehtë hundën. Në fund, mori filxhanin, u ngrit dhe shkoi për të fjetur në dhomëzën e tij në barakë.
- Po shkoj të marr një sy gjumë, - i tha ndihmësit të tij. Në ushtrinë e tyre ndihmësi nuk ishte një oficer i emëruar. - Punët mbaroji ti! - tha majori dhe u largua.
-Po, zoti major! - tha ndihmësi.
Më pas u ul në karrige dhe vazhdoi punën duke gromësirë.
Nxori nga xhepi i xhaketës një fletë libri, e shpalosi, e hapi mbi tryezë dhe ndezi llullën. Pastaj u përkul mbi tavolinë duke thithur llullën dhe filloi të lexonte. Pas disa çastesh e futi letrën te libri, mbylli librin dhe e futi sërish në xhep. Nuk mund të lexonte më, e aq më pak ta shijonte atë që po lexonte. Jashtë dielli ishte zhdukur pas një faqeje mali dhe në mesin e kasolles nuk kishte më reflektim drite.
Një ushtar hyri brenda me një tufë degësh pishe të prera në gjatësi të ndryshme dhe i vendosi pranë sobës.
- Mos bëj zhurmë, Pinin, - tha ndihmësi. - Majori po fle.
Pinini ishte një tjetër ndihmës i majorit. Më saktë, ai ishte pikërisht njeriu që vendoste rregull në atë barake. Ai ishte një djalosh zeshkan dhe i qetë. Kështu i qetë siç ishte, vendosi stivën me ngadalë, mbylli derën dhe u largua.
- Tonin! - thirri majori.
- Po, zoti major!
- Thuaji Pininit të vijë tek unë!
- Pinin! - thirri ndihmësi.
Pinini hyri në dhomë.
- Majori kërkon të të takojë, - i tha ndihmësi djaloshit.
Pinini eci përgjatë dhomës kryesore të barakës dhe iu drejtua dhomëzës së majorit. Majori qëndronte i shtrirë në shtratin e vet, mbështetur në një jastëk të sajuar me shuka leckash. Duart e tij shtriheshin mbi batanije, ndërsa fytyra e gjatë, e djegur dhe e vajosur, vështronte djaloshin.
- Pinin, ti je nëntëmbëdhjetëvjeç, apo jo? - tha majori.
- Po, zoti major! - iu përgjigj djali.