Vllaznia dhe Teuta, kualifikimi zgjidhet ne Shkoder
Ndeshjet e prapambetura te turit te dyte te Kupes se Shqiperise dhane keto rezultate: Teuta-Vllaznia: 1-0, Beselidhja Elbasani: 2-2 dhe Bylis-Flamurtari: 1-1. Ndeshja e kthimit, Vllaznia-Teuta, e cila do te luhet ne "Loro Borici", pritet te percaktoje ekipin cerek finalist, mes dy ekipeve qe synojne trofeun. Pak a shume, nga rezultatet e ndeshjeve te para, Elbasani dhe Flamurtari, me barazimet e arritura, kane hedhur nga nje hap te sigurt drejt cerekfinaleve. Ne Lezhe, perballe Beselidhjes, Elbasani e pati me te lehte dhe shenoi dy here, me ane te Stojkut dhe te Abazajt. Nderkohe miqte barazuan rezultatin ne pjesen e dyte dhe ndeshja perfundoi ne barazim 2-2. Ne Ballsh Flamurtari shenoi i pari por mbeti me 10 lojtare dhe Bylis, si me Elbasanin nje jave me pare per kampionat, barazoi ne fund te ndeshjes me nje 11-metersh. Gjithsesi barazimet favorizojne ne ndeshjet e kthimit, ekipet udhetuese. Vetem ndeshja e luajtur ne Durres nuk ka percaktuar asgje, pas rezultatit te pare. Sulmuesi Vila, ne minuten e 25-te, pas nje krosi ne zone te Gjondedes, shenoi golin e vetem te ndeshjes per Teuten. Ndeshjet e tjera te turit te dyte te Kupes se Shqiperise jane luajtur nje jave me pare, por per shkak te shiut te renduar, tre takimet ne fjale jane anuluar, me vendim te FSHF-se.