Pritet fillimi i raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel për të rifilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Bisedimet duhet të nisnin që ditën e djeshme, por për shkak të vonesës së delegacionit të Kosovës, u shty për sot.
Bisedimet kishin ngecur për shkak të mospajtimeve rreth mënyrës së përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale. Beogradi ngulte këmbë që kjo të bëhej nën Rezolutën 1244 të Këshilli të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa Prishtina e kishte refuzuar një gjë të tillë.
Ndërmjetësuesit besojnë se mund të arrihet një kompromis, meqë të dyja palët kanë ndryshuar qëndrimet pas trysnisë diplomatike.
Gjithashtu temë e bisesimeve pritet të jetë edhe implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani mes delegacioneve të të dyja vendeve.