Assange personazh i ri i The Simpson

Seriali i animuar “The Simpsons” ka arritur në një moment të madh televiziv me transmetimin e episodit të saj të 500. E veçanta e kësaj serie ishte pjesëmarrja e themeluesit të Ëikileaks, Julian Assange si karakter vizatimor. Producentët e "The Simpsons" thanë se Assange, i cili ndodhet në arrest shtëpie në Britani, ndërsa vazhdon luftën ndaj ekstradimit në Suedi, ku akuzohet për abuzim seksual, ka regjistruar zërin e tij për episodin në fjalë përmes telefonit. Komedia e animuar është në sezonin e tij të 23-të, duke e bërë atë programin më të gjatë televiziv në Shtetet e Bashkuara . Programi do të trasmetohet në dy sezone.
Assange iu bashkohet kështu super yjeve të popullarizuar si Michael Jackson, Elisabeth Taylor, themeluesi i "Playboy" Hugh Hefner dhe ish- kryeministrit britanik Tony Blair, zëri i të cilëve po ashtu është përdorur në episodet e serialit të njohur.