Jemeni zhvillon sot zgjedhjet presidenciale pas 33 vitesh
Në Jemen zhvillohen sot votimet për zgjedhjen e presidentit. Bëhet fjalë vetëm për një kandidat, Abed Rabo Hadi, zëvendësin e Ali Abdullah Salehut, i cili ka qeverisur vendin për 33 vjet.
Zgjedhjet janë pjesë e marrëveshjes së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjet Salehut dhe opozitës.
Një vit i protestave, të cilat disa herë kanë rezultuar me viktima, detyruan Salehun të largohet.
Jemeni, vendi më i varfër i rajonit, është bërë shënjestër e Al Kaidës, sidomos në jug, ku aktivistët thonë se do t’i bojkotojnë zgjedhjet.
Aktivistët jugorë akuzojnë veriun për marrjen e burimeve të tyre dhe për diskriminim kundër tyre.
Në prag të zgjedhjeve, persona të armatosur kanë sulmuar tre vendvotime në jug.
Forca të shumta sigurie janë angazhuar për mbarëvajtjen e procesit të votimeve. Në kryeqytet në Sanan, poster me fytyrën e pretendentit të ri Hadi kanë zëvendësuar atë të Saleh.