E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Votimi i tre ligjeve eshte detyrim ndaj qytetareve

Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj shprehet se votimi i tre ligjeve nuk lidhet me bindjet politike dhe qendrimet e paleve, por me detyrimin e politikes per integrimin ne Bashkimin Evropian. Ne nje prononcim dhene dje, pas seances se Kuvendit, Malaj u shpreh se votimi i tre ligjeve do te mundesonte plotesimin e kritereve kryesore. “Votimi i tre ligjeve, marrja e statusit te vendit kandidat eshte detyrimi i politikes shqiptare ndaj qytetareve shqiptar. Jo vetem per shkak te shkalles se larte te mbeshtetjes, por edhe per shkak te mbeshtetjes ndaj sfidave qe ka vendi. Dhe realisht integrimi evropian pas miratimit te tre ligjeve do te kete nje sfide akoma me te veshtire, qe do te jene zgjedhjet”, u shpreh Malaj. Ai shton se votimi i tre ligjeve do te sillte dhe eliminimin e konfliktit per kalimin e tyre edhe brenda radheve te Partise Socialiste. “Pas vullnetit per te votuar te tre ligjet, do te kemi dhe nje te mire ne politiken shqiptare, nuk do te kemi me armiq, per ata qe kane kerkuar ne menyre kembengulese dhe kane qene shume kolege edhe te Partise Socialiste qe kane kerkuar ne menyre kembengulese, qe politika shqiptare duhet te dilte nga ngerci i mos votimit te tre ligjeve dhe per me teper i plotesimit te cdo standardi qe e pershpejton cilesine dhe shpejtesine e proceseve integruese te vendit, sfida kryesore do te mbeten zgjedhjet”, u shpreh Malaj. Ai ka komentuar dhe largimin nga grupi te deputeteve, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli. “Une ndjej dhimbje shoqerore, jane kolege me te cilet kemi punuar, jane kolege te cilet kane qene te perkushtuar per Partine Socialiste. Sigurisht cdo largim qe ndodh ne cdo parti politike, eshte nje moment qe te ben te ndjehesh jo mire”, u shpreh Malaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›