E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet qe al-Kaida te tentoje te hakmerret per vrasjen e bin-Ladenit

Zyrtaret amerikane dhe analistet e sigurimit po paralajmerojne se vdekja e udheheqesit te al-Kaides Osama bin Laden ka te ngjare te sjelle veprime hakmarrese me dhune kunder amerikaneve dhe objektivave te tjera.

Vrasja e bin Ladenit vjen rreth nje dekade pas sulmeve katastrofike te terroristeve te al-Kaides ne Shtetet e Bashkuara me 11 shtator 2001.

Nje ekip komandosh amerikane kreu operacionin ne Abotabad te Pakistanit nje zone e pasur jo larg kryeqytetit Islamabad.

Departamenti amerikan i Shtetit leshoi menjehere nje paralajmerim gjitheboteror ne te cilin thote se vrasja e tij mund te shkaktoje dhune kunder amerikaneve.

Zyrtaret amerikane theksuan se vdekja e bin Ladenit nuk do ti japi fund luftes kunder terrorizimit. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha

Vazhdimi i bashkepunimit do te jete po aq i rendesishem ne ditet e ardheshme sepse megjithe kete arritje ne nuk duhet te harrojme se lufta per te asgjesuar al-Kaiden dhe veprimtaria e saj terroriste nuk kane marre fund me vdekjen e bin Ladenit.

Qe nga sulmet e 2001 masat e sigurimit jane forcuar ndjeshem ne Shtetet e Bashkuara ne zyrat qeveritare dhe ne shume pika te tjera.

Departamenti i Sigurise Kombetare tha se nuk do te leshoje ndonje paralajmerim lidhur me vdekjen e bin Ladenit por tha se agjencia eshte ne nivelin me te larte te vigjilences.

Perdoruesit e metrose ne Uashington vune re se me shume oficere me uniforme patrullonin stacionet.

Ne aeroportin kryesor nderkombetar te Los Anxelosit zyrtaret thane se nuk kane marre asnje kercenim te drejtperdrejte terrorist si rezultat i vdekjes se bin Ladenit por do te vazhdojne te mbajne nje prani te dukshme te forcave te rendit per te mbrojtur udhetaret.

Analisti Robert Gatman i Universitetit Xhons Hopkins thote

Operacioni nuk ka marre fund. Mendoj se masat e sigurise do te forcohen ne gjithe Shtetet e Bashkuara vecanerisht ne Nju Jork Uashington  dhe Londer.

Analistet thote se vitet e fundit bin Ladeni ka patur nje rol kryesisht simbolik tek al-Kaida dhe grupet e lidhura me te neper bote kane qene rreziku kryesor per amerikanet brenda dhe jashte vendit. Ricard Ueitz eshte analist ne Institutin Hadson.

Ne te gjithe e dime se fillimisht situata do te perkeqesohet per shkak te ndonje forme hakmarrjeje nese ata do te jene ne gjendje ta realizojne.

Presidenti amerikan Barak Obama thote se vdekja e bin Ladenit do ta beje boten me te sigurt por beri kete paralajmerim per te ardhmen

Nuk ka asnje dyshim se al-Kaida do te vazhdoje te kryeje sulme kunder nesh. Ne duhet dhe do te qendojne vigjilente brenda dhe jashte vendit.

Ekspertet thone se megjithe qe nje sulm i permasave te 11 shtatorit ka me pak te ngjare kercenimi eshte me kompleks dhe me i sofistikuar se asnjehere tjeter gjate dekades se fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›