E Diel, 1 Nëntor 2026

Represioni ne Siri vriten 10. ne burg 499 te tjere

Nuk ndalet represioni i Bashar al Asad në Siri . Një zëdhënës i ushtrisë tha se forcat e sigurisë së Sirisë i kanë vrarë 10 vetë dhe 499 të tjerë i kanë arrestuar, gjatë ndërhyrjeve shtëpi më shtëpi, në qytetin Dera. Banorët kanë thënë se meshkujt e moshave nga 15 deri 40 vjeç janë arrestuar dhe dërguar në qendrat e burgimit.

Javën e fundit, ushtria në Siri ka përdorur tanket për ta marrë kontrollin në Dera, qytet që është qendër e protestave kundër pushtetit represiv të presidentit, Bashar al-Asad. Raportohet se arrestime ka pasur edhe në qytetet lindore, Qamishli, Raqa dhe në lagjet e Damaskut ku policia ka ndërhyrë për të  ndalur dhe protestën e grave.

Sirianët vazhdojnë të protestojnë, përkundër arrestimeve dhe shkeljes së dhunshme të forcave të sigurisë, nga të cilat sipas grupeve të  mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë vrarë së paku 560 civilë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë ndërmarrë një sërë sanksionesh kundër zyrtarëve sirianë të cilat megjithatë kanë ndikuar pak në ndaljen e dhunës kundër civilëve.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›