Pritet të miratohet projektligji për Konferencën Gjyqësore
Mbledhja e radhës së konferencës gjyqësore nga ku do të zgjidhen edhe 4 anëtarët e rinjë të KLD që u ka përfunduar mandatet do të ketë rregulla të reja. Kjo vjen pasi Ministria e Drejtësisë prej disa muajsh është duke punuar për përgatitjen e projektligjit të ri për Konferencën Gjyqësore, rolin dhe funksionimin e saj, në mënyrë të veçantë lidhur me votimin e anëtarëve të KLD-së. Drafti i ri është në përfundim dhe pritet që të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe më pas në Komisionin e Ligjeve dhe në Parlament. Tre do të jenë risitë e këtij drafti: përfshirja e të gjithë gjyqtarëve në votimin e kandidaturave për në KLD dhe raportimi i anëtarëve të zgjedhur herë pas here në mbledhjet e Konferencës Gjyqësore, lidhur me punën e bërë në mbrojtje të interesave të gjyqtarëve, si dhe mbledhja e Konferencës Gjyqësore 1 muaj pas mbarimit të mandatit të anëtarit të KLD-së. Burime nga Ministrisa e Drejtësisë bëjnë të ditur se për përgatitjen e këtij projektligji, që shumë shpejt do të kthehet në ligj nga Parlamenti, është impenjuar një grup i madh pune, përfshi ndërkombëtarët e dy misioneve EURALIUS e OPDAT, gjyqtarët e të gjitha gjykatave në vend dhe specialistët e Ministrisë së Drejtësisë.
Ky projektligj u ka shkuar kryetarëve të të gjitha gjykatave në vend për mendim dhe afati i fundit për dorëzimin e mendimeve dhe sugjerimeve për draftin ka qenë data 10 shtator. Çdo kryetari gjykate i është lënë dy javë kohë për ta parë me kujdes draftin dhe në bashkëpunim me gjyqtarët e gjykatës ku ushtron funksionin, të hedhë mendimet për sugjerime apo për pranim të këtij drafti.